Lestër Siti është në gjurmët e Filipe Kutinjos. Lajmin e sjell katalanasja “Sport”, ku thekson sërish se mesfushori i Barcelonës, aktualisht në huazim te Bajerni i Mynihut, me shumë gjasa nuk do të blihet nga gjermanët.

Klubi blaugrana duket se nuk ka ndërmend t’i japë besim brazilianit, që mund të rikthehet në Premier League, ku ka lënë mbresa të shkëlqyera me fanelën e Liverpulit. Edhe Mançester Junajtid e Totenhemi janë të interesuara për të, teksa vetë Kutinjo duket se është penduar që la “Reds”-at dhe këtë ua ka thënë miqve të tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb