Bernardo Silva është një nga futbollistët e përfolur për një kalim të mundshëm te Barcelona. Pikërisht për këtë temë ka folur vetë mesfushori i njohur i Manchester Cityt, në një intervistë të dhënë për ESPN. Silva lë të hapur gjithçka, duke thënë se nuk e di se çfarë do të ndodhë.

“Kam thënë gjithmonë që këtu në Manchester jam shumë mirë, por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Të shohim, unë kam qenë gjithmonë i sinqertë me klubin.

Ata e dinë se çfarë dua. Unë kam qenë gjithmonë i hapur me ta dhe nëse qëndroj do të jem i lumtur. Unë do ta respektoj këtë klub, duke dhënë gjithçka. Nëse nuk është kështu … është futbolli, por do të shohim se çfarë do të ndodhë” – Tha ai.

Ki
Ki

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: