BELGJIKË

Prokurorët federalë belg kanë urdhëruar arrestimin e një të riu në vend, nën dyshimin se është përfshirë në aktivitete terroriste.

Njeriu i identifikuar si Jimmy K. u akuzua zyrtarisht të dielën pas raporteve që ai ishte ndaluar në jug të kryeqytetit të vendit, në Bruksel të shtunën, më 13 prill.

Zyra e Prokurorisë në një deklaratë për mediat është shprehur se i riu akuzohet për përfshirje në aktivitete terrori. Arresti i tij është bërë në pjesën jugore të vendit, ku jeton një komunitet francez, shkruan “The Daily Telegraph”.

Prokuroria kishte informacione se shtetasi i arrestuar ka qenë në Siri dhe atje është bashkuar me organizata terroriste. Gjithsesi, gjatë ndalimit, atij nuk iu gjet armë apo municion.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb