Vjena do të dëbojë një diplomat rus. Kështu deklaroi Ministria e Jashtme e Austrisë, pasi mediat raportuan se ai ishte i përfshirë në spiunazh ekonomik për vite me radhë.

“Ne mund të konfirmojmë që një diplomat rus do të dëbohet”, tha ministria në një deklaratë për agjencinë AFP, duke shtuar se sjellja e tij kishte shkelur marrëdhëniet diplomatike. Raportet e mediave thanë se diplomatit i ishte dhënë kohë deri më 1 shtator për të lëshuar vendin. ‘Kronen Zeitung’ shkruan se diplomati për vite me radhë kishte spiunuar me ndihmën e një qytetari austriak në një ndërmarrje të teknologjisë së lartë.

Ambasada Ruse në Vjenë dënoi urdhrin e dëbimit. “Jemi të indinjuar nga vendimi i pabazuar i autoriteteve, i cili është i dëmshëm për marrëdhëniet konstruktive”, tha ambasada ruse.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: