Luis Suarez do të zyrtarizohet ditën e hënë si lojtar i River Plate. Lajmi është dhënë nga mediat argjentinase.Sulmuesi uruguajan është në fundin e kontratës me Atletico Madrid, skuadër në të cilën luajti disa sezone.

35 vjeçari për herë të parë do të provojë një eksperiencë jashtë Europës, me pritshmëritë që janë të mëdha për të. Kujtojmë që lojtari fillimisht u bë pjesë e Groningen, për të luajtur më pas disa edicione me radhë për Ajax. Kalimi te Liverpool do të ishte maja e karrierës së tij, sakaq në CV e tij janë edhe 6 vitet interesante te Barcelona.

Mbetet të shihet sesi do jenë paraqitjet e tij në Argjentinë, kampionat ky që është i dhënë pas lojës fizike.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb