TIRANË

Presidenti Ilir Meta, priti sot në një takim Ambasadorin e Japonisë, Sh.T.Z Makoto Ito, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Përmes një postimi në facebook, Meta shkruan se falënderoi ambasadorin Ito për ndihmën e qeverisë së Japonisë në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të kaluar, si dhe për përballimin e pandemisë COVID-19.

Postimi i plotë:

Shpreha mirënjohje për vëmendjen që Japonia i ka kushtuar forcimit të marrëdhënieve me vendin tonë, për mbështetjen e vyer teknike e financiare të dhënë ndër vite, si dhe e përgëzova për rolin e kontributin e Tij në këtë drejtim, veçanërisht për promovimin e Shqipërisë.

Falenderime të veçanta, shpreha gjithashtu, për ndihmën bujare të Qeverisë së Japonisë në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të kaluar, si dhe për përballimin e pandemisë COVID-19.

Përcolla përshëndetjet dhe falenderimet për Perandorin Naruhito dhe për Qeverinë japoneze. ?????

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb