Në shtëpinë e Milan ka nisur një fushë rinovimesh. Stefano Pioli është i pari në listë, ndërsa Maldini dhe Massara po punojnë për të blinduar edhe Hernandez, Bennacer dhe Leao. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë janë shumë pranë rinovimit të kontratës edhe me Zlatan Ibrahimovic. Nëse suedezi vijon të shprehet në këtë formë, siç ka bërë deri më tani, Ibra do të rinovojë kontratën edhe për një tjetër vit.

La Gazzetta
La Gazzetta

Pas disa muajsh, me shumë mundësi në fillim të vitit të ri, Ibra dhe Milan do të diskutojnë detajet e reja të kontratës, e cila parashikohet të shkojë deri në 30 qershor 2023. Nëse nuk do të ketë probleme fizike, rinovimi i kontratës pritet të jetë një formalitet pasi lidhja ndërmjet Ibrës dhe Milan është perfekte, të paktën deri më tani. Ibrahimovic dëshiron të fitojë diçka më Milan, mundësisht këtë sezon, titulli është dëshira më e madhe, në të njëjtën kohë, të jetë në formë me shpresën që të marr pjesë me Suedinë në Botërorin e Katarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb