“Nëse luajmë kështu, nuk duhet të kemi frikë asgjë deri në fund të sezonit”. Cristiano Ronaldo shijon në maksimum suksesin në stadiumin e rivalit të tij të përjetshëm, të fitosh në “Camp Nou” përballë Leo Messi është gjithnjë një kënaqësi e veçantë për yllin portugez: “Është gjithnjë bukur të vish në Spanjë dhe në Katalunjë, është gjithnjë vështirë të luash në “Camp Nou” kundër një prej skuadrave më të forta që jam përballur. Këtë herë ishim një skuadër Championsi, një familje e vërtetë, e fortë dhe e bashkuar, shkruan CR7 ne profilin e tij në “Instagram”.

Cr7
Cr7

Nuk mund të mungonte dhe një koment për Messi: “Është një bukur të përballem me të, të gjithë flasin për rivalitetin tonë por për mua është gjithnjë një privilegj të përballem me të”, u shpreh Ronaldo në përfundim të sfidës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb