Një 72-vjeçar me COVID-19 ka përfunduar në spital pasi bombola me të cilën merrte oksigjen në banesë i ka plasur. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:05, në bulevardin “Bajram Curri”.

Policia bën me dije se në banesën e shtetasit M. N., 72 vjeç, ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga ky shtetas pasi është i infektuar me COVID-19. Ky shtetas është dërguar në spital me ambulancë, për mjekim më të specializuar. Nga plasja e bombolës nuk kanë mbetur të dëmtuar persona të tjerë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: