Cristiano Ronaldo mund të rikthehet sërish në Itali! Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, Napoli është skuadra që mund të rikthejë sërish në Serie A, 5 herë fituesin e “Topit të Artë” pas aventurës që ka pasur me Juventus.

Media italiane njofton se Bayern Munich është futur seriozisht në garë për sulmuesin e të kaltërve, Victor Osimhen, dhe në rast largimi të nigerianit, napolitanët do të hidhen në sulm për Ronaldon për të bërë goditjen e bujshme në merkato.

37-vjeçari nuk ndihet i lumtur në Manchester dhe e ka shprehur prej kohësh që dëshiron të ndërrojë ambjent. Në sezonin e kaluar me fanellën e “Djajve të Kuq”, Cristiano Ronaldo u aktivizua gjithsej në Premier Leagu në 30 ndeshje, ku arriti të shënonte 18 gola dhe të dhuronte gjithashtu 3 asiste për shokët e skuadrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb