Një gjest prekës ka qenë ai që Kevin ka bërë për bashkëshorten e tij të sëmurë me kancer. Kevin dhe Mandy u bashkuan në martesë në dhomën e spitalit ku ajo ishte shtruar si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, shkruan DailyMail.

Kevin McCarthy dhe Mandy Lucitt ishin respektivisht 20 dhe 15 vjeç kur u njohën. Ishte dashuri me shikim të parë dhe një nga ato dashur që zgjasin përgjithnjë edhe brenda vështirësive të jetës, deri në frymën e fundit.

Pas tre fëmijësh dhe 42 viteve bashkë, jeta nuk i toleroi: Mandy u sëmur rëndë me kancer. Atëherë, Kevin vendosi të bëjë të vetmen gjë që nuk kishte bërë në gjithë këta vite: i kërkoi të martohej.

Kështu, fëmijët dhe të afërmit u “vunë në lëvizje” për të organizuar dasmën në kohë rekord.

Lule, unazë, fustan dhe cerermonia: në 24 orëu organizua gjithçka.

Më 4 prill Kevin dhe Mandy u martuan në dhomën e spitalit në të cilën ishte shtruar gruaja, në Kent të Anglisë.

“Realizova ëndrrën time për t’u martuar”- ka rrëfyer Mandy.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: