SHBA – Në funeralin e Aretha Franklinit morën pjesë shumë yje, ndër to edhe Ariana Grande, e cila këndoi për të ndereuar këngëtaren. Mirëpo një situatë e sikletshme dhe pak e turpshme është krijuar nga Peshkopi që udhëhoqi funeralin e Aretha Franklinit.

Ai i ka kërkuar faljes këngëtares Grande që i preku pjesën anësore të gjirit ndërkohë që ishin në skenë. Një video e publikuar gjithandej në rrjetet sociale, shfaq këtë moment kur pas përfundimit të performancës së këngëtares, Peshkopi Charles H Ellis III, ia vë dorën pas shpinës dhe ia prek pjesën anësore të gjoksit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Të revoltuar nga ky gjest, mijëra fansa të këngëtares filluan ta shpërndajnë këtë video me hashtagun kritikues “#RespectAriana”. Për vetëm pak orë, mbi 90 mijë persona publikuan statuse në Twitter me këtë hashtag. “Nuk është qëllimi im që të prek gjoksin e ndonjë femre”, u shpreh peshkopi Charles.

“Ndoshta e kalova kufirin, ndoshta isha shumë miqësor ose shumë familjar por prapë kërkoj falje”, ka përfunduar ai. Ndërsa vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me këtë çështje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb