Novak Djokovic ka mbetur vetëm. Pas akuzave mediatike, tashmë edhe kolegët e tij janë rreshtuar kundër raketës numër një të botës. “Adria Tour”, kompeticioni i parë i tenisit me dyer të hapura gjatë pandemisë i organizuar nga serbi, edhe pse për bamirësi, në të vërtetë rezultoi një katastrofë. Pa asnjë protokoll sanitary, turneu I zhvilluar në Serbi u kthye në një vatër infeksioni.

Tennis Djokovic Event Virus Cases 34996 1
Tennis Djokovic Event Virus Cases 34996 1

Vetë Novak Djokovic, bashkëshortja e tij Jelena, trajneri i tij, si dhe tre tenistë të tjerë të famshëm që morën pjesë janë prekur nga Covid-19. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me disa pjesmarrës dhe persona që gjatë atyre ditëve kishin kontakt me Djokovic dhe tenistët e tjerë. Sipas “The Guardian”, serbi rrezikon edhe rolin e presidentit në këshillin e lojtarëve në federatën botërore të tenisit. Shumë prej kolegëve të tij e kanë akuzuar drejpërdrejt Djokovic, duke kërkuar largimin e tij nga posti i rëndësishëm.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb