Policia italiane ka goditur një rrjet prostitucuioni, pjesë e së cilës ishin dhe shqiptarë.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se grupi “rekurtonte” vajzat e reja ku u premtoheshin rreth 6 mijë euro që të nxirreshin në rrugë dhe të punonin si punonjëse seksi.

Për rastin janë vënë në pranga tetë persona, ndërsa një tjetër është në kërkim.

Hetimet për operacionin e koduar “Bokuk”, që në bullgarisht do të thotë “plehra” dhe që përdorej si term nga tutorët për viktimat, kanë nisur në qershor të 2020 pas denoncimit të bërë nga dy shtetase bullgare.

Gjatë hetimeve policia mësoi se pasi “rekrutoheshin” vajzat dërgoheshin në banesa gjysmë të rrënuara në zonën San Cocimo ku mbaheshin në kushte të këqija higjienike të privuara nga çdo lloj lirie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb