VLORË- Një premtim për ta punësuar në Forcat e Armatosura kundrejt 2000 eurove i ka kushtuar shtrenjtë një ushtaraku dhe një 23-vjeçari.

Drejtoria Vendore e Policosë Vlorë në bashkëpunim me Njësinë Task Forcë të Prokurorisë Vlorë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si rezultat i një hetimi me metoda speciale, ka bërë të mundur finalizimin me sukses të Operacionit Policor të koduar “Rekrutimi”, ku janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

Deraldo Kamberi 23 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë.
Erlind Varfi, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë marr një shtetasi, një shumë vlerash monetare prej 2000 euro me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në Strukturën e Forcave të Armatosura.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën prej 2000 euro.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkepunim”, të parashikuar nga neni 259 e 25 të Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb