Një grua shtatzënë është gjetur nga policia me kokën e prerë, ndërkohë që familja e saj po planifikonte të bënte “baby-shower” e foshnjës që pritej të vinte në jetë.

Policia ka arrestuar ish të dashurin e Liese Dodd, Deundrea Holloway, me dyshimin për vrasje, pasi eshtrat e saj u gjetën në shtëpinë e saj në Alton, Illinois më 9 qershor.

Koka e 22-vjeçares u gjet në një kosh jashtë banesës së saj, zbuluan dokumentet gjyqësore të marra nga St Louis Dispatch. Dodd, e cila ishte në muajin e tetë të shtatzënisë, do të lindte në korrik dhe familja e saj po planifikonte të përgatiste festën për foshnjë, që do të bëhej këtë muaj.

Thterh
Thterh

Nëna e Dodd, Heidi Noel tha për mediat: “Ne ishim të emocionuar dhe po mblidhnim sendet që nevojiten kur një fëmijë vjen në jetë. Ajo nuk kishte vendosur ende për një emër. Ajo e thërriste “fasulja ime e vogël””.

Shefi i policisë së Altonit, Marcos Pulido, u tha gazetarëve se ajo ishte “vrarë në mënyrë të egër”, duke shtuar se ishte “e pakuptueshme” e gjithë kjo dhunë e ushtruar.

“Kjo vajzë, kjo nënë e ardhshme dhe familja e saj ishin në fazën e planifikimit të një dushi për beben që supozohej të bëhej në fund të qershorit, por tani në vend të kësaj familja po planifikon një funeral për shkak të asaj që ky përbindësh bëri”, tha Pulido.

Yjr
Yjr

Ndërkohë, Holloway është akuzuar për dy akuza, për vrasje të shkallës së parë dhe vrasje me dashje të një fëmije të palindur. Ai është akuzuar gjithashtu për copëtim të trupit të njeriut dhe fshehje të vrasjes dhe.

Prokurori i Madison, Thomas Haine, tha: “Ne besojmë se provat do të tregojnë se veprimet e tmerrshme të të pandehurit këtu vranë një grua të re dhe fëmijën që ajo mbante në bark. Në sytë e ligjit, të dyja këto vrasje janë të barabarta dhe ai tani do të përballet me drejtësinë për të dyja.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: