Në emisionin Autokton të autores Anila Ahmataj u trajtua historia e familjes së madhe Qiriazi. Në qendër qëndron veprimtaria patriotike dhe atdhetare e fëmijëve të çiftit Dhimitër dhe Maria.

Vepra patriotike e familjes Qiriazi jehonë gjithënjë e më shumë për të qenë formim i brezave në çdo kohë e çdo periudhë.

Fundi i shekullit të 19-të i gjeti popujt e Evropës Jugore dhe Qendrore të mbërthyer në ankthin e pasigurisë së madhe. Rreziku i luftërave u kanosej nga të katër anët. Perandoria Osmane po lëshonte gërhamën e saj të fundit. Ndërkohë kombet  që  kishin lënguar nën pushtimin osman, po luftonin për t’u çliruar nga zgjedha e Sulltanit.

Kjo periudhë shënoi edhe zgjimin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Në radhët e familjeve të mëdha shqiptare që janë shquar për shërbime të larta ndaj atdheut, renditet plot fisnikëri familja Qiriazi. Vepra e saj  patriotike do të jehojë gjithënjë e më shumë për të qenë formim i brezave në çdo kohë e periudhë.

Cilin apo cilën të citosh më parë Gjerazimin,Gjergjin,Sevastin, Parashqevin, cilin prej tyre të vlerësosh më tepër.Emri dhe vepra e tyre mbeti në kujtesën kombëtare. Prejardhëja e familjes Qiriazi ishte nga fshati Peras i Korçës. Patëriotizmi dhe atdhedashuria rridhte nga të parët e tyre, gjyshi i Qiriazëve kishte rënë në luftë me turqit nga fillimet e shekullit XIX. Familja Qiriazi mbas kësaj drame emigroi nga fshati Peras i Korçës,  për në fshatin Tërnovë afër Manastirit. Gjyshi i tyre Qiriazi ishte vetëm 11 vjeç kur u largua nga vendlindja. Ambienti ku u rritën dhe lindën ishte thjesht shqiptar, një vend ku mbështeteshin idealet fisnike njerëzore kombëtare.

Në kujtimet e saj Sevasti Qiriazi shkruante:

Babai na tregonte histori të mahnitëshme rreth stërgjyshërve apo heronjëve shqiptar, ndjenjat patëriotike të tim eti na ushqyen me frymën e tij, e cila me kalimin e viteve u rrit dhe na bëri të gjithë ne fëmijët patëriot të mirë që u përpoqëm me mish e me shpirt për çështjen e Shqipërisë.

Prindrit e Sevastisë ishin Dhimitri dhe Maria, dy shqiptar ortodoks.Maria ishte bija e Kristo Vodenës. Ky çift sollën në jetë 10 fëmijë. Dhimitri filloi punë në Manastir dhe aty mori edhe familjen.

Referuar kujtimeve të Sevastisë dhe sipas dёshmive tё mbledhura, jeta e saj ishte një rrugëtim i gjatë, ku gjurmёt e ёndrrёs së saj gjenden që në kohët e hershme. Në kujtimet e saj Sevasti Qiriazi tregon që një verë e kaloi në Tërnovë tek tё afёrmit dhe që “… loja që më pëlqente dhe preferoja ishte të loznim ‘shkollë’ dhe fëmijët e fshatit ishin shumë e në disa raste deri në 40 vinin të merrnin pjesë. Fshati nuk kishte shkollë kështu që ‘shkolla ime’ qe e para”. Sevastija ishte vetëm 10 vjeç e ky rrёfim i saj duket si një profeci. Nuk kaloi shumë kohë dhe nga një lojë e preferuar u kthye në realitet që ajo pёrndoqi me vendosmёri gjithë jetën e saj. Plot 11 vjet me vonë kjo  profeci, më 23 tetor 1891, mori  formë dhe shkolla e vashave në Korçë u çel në shtëpinë e Grigor Elias dhe Frashërit, pranë kishës së Shën Gjergjit, shënjtorit mbrojtës të Shqipërisë, dhe Sevastija tregon  “… kur mbarova studimet dhe hapa shkollën time në Korçë, Parashqevia erdhi e kaloj një vit aty”. Edhe për Parashqevinë do  tё bëhej mision i jetës së saj, po ashtu pёr Gjerasimin qё edhe pse vdiq i ri sё bashku me Gjergjin ishin kolonat themeluese të misionit të familjes Qiriazi, përhapja e arsimimit të vashave në gjuhën shqipe. Hapja e shkollёs së vashave u realizua falë sigurimit tё një iradeje (leje) nga Naim Bej Frashёri si përfaqësues i Ministrisë së Arsimit i cili së bashku me të dy vellezërit Samiun e Abdyl, miq të Gjerasimit, morën pjësë në ceremonine e diplomimit të Sevastisë. Sevasti Qiriazi në kujtimet e saja thotë se i bёnë shumë përshtypje fjalët e tij dhe nuk i harron këshillat e mira që i dha.

Nuk mund të kishte “pagёzim” më të mbarë e nuk munt tё kishte fjalё mё frymëzuese se ato të tё madhit Naim Frashëri që  në ceremoninë e diplomimit të Sevastisë në Stamboll më 1891, i thotё: “Motër, punë më të mirë dhe më të vyer nuk mund të bësh për Shqipërinë e mjerë sesa kini vendosur të bëni bashkë me vëllanë për emancipimin e grave të vendit tonë të shkretë. Detyrat tënde fillojnë tani dhe po të jesh besnike, këmbëngulëse dhe e vullnetshme do të arrish të kryesh vepra të mëdha për kombin.” Forza e “pagёzimit” shpirtёror, patriotik e politik i Namit e tejkalon perkatesinë fetare, Naimi musliman dhe Sevastia ortodokse  pёrfaqësojnë  atë lidhje të pazgjithshme të Shqiptarëve rreth idealit të një rilindje kombëtare.

Besnike ndaj idealeve kombёtare, me një vullnet të hekurt dhe kёmbёngulje të pashoqe u bëri ballë shumë stuhive të kohës duke e kthyer shkollёn e vashave në një fole kombёtare tё cilёn më së miri e përshkruan gazetari i njohur britanik, Henry N. Brailsford që ka vizituar Korçën në vitin 1904 “Mësimdhënia e znj. Qiriazi zhvillohet sikur të ishte vepër e fshehtë dhe e turpshme, dhe shkolla e saj – një qendër për ndikime më fisnike, një model ëmbëlsie dhe mirëdashjeje – do të pranohej më me kënaqësi sikur të ishte një fole ligësie dhe kriminaliteti. Në çdo çast mund të hyjë komandanti i xhandarmërisë turke në oborrin e shkollës, dhe më shumë se një herë gruaja trime e cila punon aty vetëm e pa mbrojtje, ka qëndruar trimërisht në prag të derës, duke e bllokuar që të hyjë brenda për të marrë librat e saj”.

Por kohët e errёta që pёrfshinë Ballkanin dhe shpёrthimi i luftrave ballkanike bënë që shkolla të mbyllej mbas 23 vjetëve më 19 korrik 1914 kur ushtria greke hyri në Korçë nё fillim tё Luftёs sё Parë Botërore. Që nga viti i parë i çeljes së shkollës së vashave në 1891 deri në vitin 1913 kanë studiuar 1028 nxënëse por shumë shpejt mbas hapjes së saj mbazditet u përshtatën në mënyrё që edhe gratë e qytetit të kishin mundësi të mёsonin shkrim e këndim në mënyrë që të ruanin e kultivonin gjuhën shqipe. Shkolla u rihap, me tё njëjtat parime laike e mbi të gjitha edukimin për ardhedashuri, në Koder Kamëz më 1922 pёr tu mbyllur me vonë në 1933. Gjatë këtyre viteve shkolla përhapi dituri, sic thotë Sevastia, “…qe si një roman plot me aventura. Është historia e luftës kundër injorancës, që pati arritje të rëndësishme dhe me vlerë. Ishte si një re pluhuri e krijuar aty-këtu prej erës që u hoq nga shkretëtira ku kishte lindur dhe papritur u shndërrua si me magji në një shtyllë të bukur e të fortë për të ndriçuar e stolisur kombin

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb