Indrit Beqiraj është marrë peng në autostradën Durrës-Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta tha për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur teksa po udhëtonte me motor me vëllanë e tij G.Beqiraj.

Një mjet u ka prerë rrugën dhe më pas janë përplasur me Indrit Beqirajn dhe vëllain e tij të cilët po udhëtonin me motor duke bërë që mjeti i tyre të dalë nga rruga.

Dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht teksa më vonë në vendngjarje janë bashkuar edhe persona të tjerë që kanë dhunuar fizikisht Indrit Beqiraj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës. Pista kryesore ku po heton policia është heqja e paligjshme e lirisë dhe dyshohet se këta persona mund të kenë pasur konflikt më parë.

Në bazë të dëshmisë së Indrit Beqiriaj dhe vëllanë të tij është referuar si konflikt i çastit.  Ndërkohë për rreth dy orë Indrit Beqiraj ëshë lënë i lirë nga pengmarrja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb