Një gjykatë në Indi ka gjobitur me 271.000 dollarë një sallon bukurie, pasi ka prerë keq flokët e një modeleje.

BBC shkruan se për modelen, flokët ishin shumë të rëndësishme pasi ajo reklamonte produkte të shumta me të. Gjykata vendosi që prerja e flokëve i ka shkaktuar humbje të madhe modeles, ndaj dhe ata morën vendimin e gjobës.

Salloni, i cili është pjesë e një zinxhiri të shquar hotelesh në Delhi, lejohet të apelojë kundër vendimit, shkruan BBC.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: