Rrjetet sociale, përveç informimit dhe komunikimit mes njerëzve, shpesh përdoren edhe nga persona maniakë dhe me prirje të kundërta seksuale për të futur në gracka viktimat e tyre.

Një skemë të tillë, nëpërmjet një profili të rremë në Facebook”, ka përdorur edhe Arben Gjoka, 51­vjeçari që akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka përndjekur një të ri 21-­vjeçar. Pasi iu prezantua në “Facebook” si një biznesmen, Gjoka arriti të takojë 21-­vjeçarin dhe pas disa takimeve i kërkoi edhe favore seksuale.

Në këtë moment i riu është tërhequr nga shoqëria me 51­-vjeçarin, por ky i fundit nisi përndjekjen për të arritur qëllimin e tij. Përveç mesazheve dhe thirrjeve telefonike apo edhe mesazheve në “Facebook”, 51­-vjeçari Gjoka, sipas Prokurorisë arriti deri aty sa t’i bllokonte bravën e derës së banesës të riut.

Ky veprim e detyroi 21­-vejçarin ta denonconte dhe Policia arrestoi Gjokën, dhe më pas gjykata i cakton masën e sigurisë arrest shtëpie për akuzat e ngacmimit seksual dhe përndjekjes. Por, 51­-vjeçari nuk është ndalur as nga masa e arrestit shtëpiak, duke e thyer atë, dhe vijoi përndjekjen ndaj të riut me qëllimin e vetëm për të arritur qëllimin për të cilin ishte refuzuar.

Pas këtij veprimi gjykata ndryshon masën e sigurisë ndaj Gjokës nga arrest shtëpie në arrest me burg si dhe i shtohet edhe akuza e largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit. Tanimë me tre akuza, ngacmim seksual, përndjekje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit 51-­vjeçari Arben Gjoka do të përballet me gjykimin penal në Gjykatën e Tiranës. (Top Channel)

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: