Big Brother ka vendosur që të ndëshkojë Donaldin. Kjo për arsye se natën e primit, ku ka qenë i ftuar për të gjithë banorët Mozzik, Donaldi ka vendosur mos të respektojë rregulloren, duke futur në ambientet e brendshme këngëtarin.

Gjithçka nisur kur Mozzik i dha mbështetjen personale Donaldit, 3 jave përpara finales, ku u tregua mos respekt ndaj konkurrentëve të tjerë. Nëpërmjet një zarfi të zi, “Vëllai i Madh” ka vendosur të ndëshkojë Donaldin, dënim të cilin ai do ta zbulojë spektaklin e ardhshëm.

Përgjatë më shumë se 100 ditëve të qendrimit në shtëpi kanë ardhur Adriana Matoshi për Arjolën, Klajdi dhe Bruno për Fifin, Elgit Doda për Donaldin, Sabiani për Ilirin, Argjira dhe Fjoralba për Einxhel, Olta Dako pë Monikën, Vllaznia për Meridianin etj.

Por pavarësisht këtyre suprizave të dedikuara nga “Big Brother” për kënaqësinë dhe argëtimin e banorëve “Vëllai i Madh” ka sjellë edhe një sërë artistësh të tjerë të cilët kanë respektuar formatin dhe rregullat duke dhuruar vetëm argëtim për ta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: