Portieri i Egnatias, Alen Sherri ishte një nga më të mirët në ndeshjen e barazuar me Partizanit, pasi i priti penalltinë të kuqve (1-1).
Ndeshja- “Mendoj se për mënyrën si u zhvillua loja duhet të jemi të kënaqur me barazimin. Fusha e Partizanit është e vështirë dhe një ekip pretendent. Donte të merrte më shumë duke parë edhe humbjen e Tiranës. Por ndoshta pjesa e gjykimt na ka penalizuar pak. Nuk e di për rastin e penalltisë. Por duhet të jemi të kënaqur me barazimin”.
Europa- “Që kur ka filluar kampionati ne kemi pasur si objektiv Europën. Tani situata është e vështirë sepse skuadrat janë të ngjeshura dhe gjithçka mund të ndodhë. Ka ende shumë kohë përpara. E kemi si objektiv, por është e vështirë”.
Penalltia- “Ndoshta mund ta kem kaluar pak vizën dhe bëra një lëvizje për të shkuar nga ana tjetër. Nuk e kam parë mirë, sepse ju i keni më mirë. Dua t’i jap merita portierit Puja, sepse shkova të konsultohesha me të dhe ishte ndihma e tij për ta pritur penalltinë”.
Sulmuesit- “Tani që janë larguar Xhixha dhe Skuka, tani ia kam frikën Duamenës në stërvitje. Ata të dy ishin shumë të rrezikshëm. Shkurtaj është një prej tyre që është i rrezikshëm dhe Mazrekaj gjithashtu. Balaj? I uroj shumë fat edhe atij” – Tha ai.
(BalkanWeb)