I riu italian Stefano, ka vendosur t’i propozojë për martesë të dashurës së tij stjuardesë. Ai kishte rezervuar një biletë për fluturim nga Roma në Dubai, ku ishte pjesë e ekuipazhit edhe e dashura e tij.

Nga ana tjetër, kjo e fundit punonte me klientët e klasit të biznesit, anëtarët e ekuipazhit dhe udhëtarët e ndihmuan Stefanon të dekoronte ambientin me flamuj e balona. Videoja e filmuar nga disa pasagjerë tregon momentin kur Vittoria kalon përmes perdes që ndan klasin e biznesit dhe atë ekonomik.

Ndërsa Vittoria ecën, udhëtarët i japin nga një trëndafil të kuq ndërkohë që para fytyrës mbajnë nga një fotografi të Stefanos si edhe shenja që thonë ‘po’ në gjuhë të ndryshme. Në fund Stefano ulet në gjunjë dhe i propozon të dashurës së tij dhe ajo menjëherë thotë po, ndërsa ai i vë unazën në gisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: