Në seancën e sotme plenare Enkelejd Alibeaj është përplasur me Pandeli Majkon për çështjen e financimit rus në PD.

Ndërsa ishte duke folur në foltore, ka ndërhyrë Alibeaj, duke thënë se Majko sot duhet të ishte treguar më i duruar. Po ashtu theksoi se në orët në vijim do të përgënjeshtrohet..

“Më në fund Majkos i qenka shëruar goja. Jo vetëm për eksperiencën që keni në politikë e për flokët e bardhë, por për gjithçka tjetër, sot duhet të ishit treguar më i duruar. Prit edhe disa orë sepse do të përgënjeshtrohesh”, tha Alibeaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb