MEMALIAJ

I qetë dhe tepër gjakftohtë. Kështu i është përgjigjur grupit hetimor 35 vjeçari Arjan Shahaj një ditë pasi vrau të atin. 35-vjecari nuk ka shfaqur asnjë pendesë për vrasjen e të atit, madje tha se e goditi qëllimisht me sepatë për ta lënë të vdekur atë. Duke rrëfyer ngjarjen Arjan Shahaj pranoi autoresinë e krimit të rëndë dhe shpjegoi se e vrau të atin pasi ai e keqtrajtonte.

Në dëshminë e tij 35-vjeçari tha se e kreu aktin e rëndë me vetëdije të plotë pas dhunës që pretendonte se babai i moshuar ushtronte ndaj tij. Arjan Shahaj, i cili vuan nga probleme të shendetit mendor që pas përfundimit të gjimnazit, e vrau të atin në një pyll të fshatit Shalës në Memaliaj ku kishin shkuar për të prerë dru.

35 vjeçari ka qenë i dënuar me 12 vjet burg për tentativë vrasjeje të bashkëfshatarit të tij, ngjarje e ndodhur në vitin 1998. Pasi kreu dënimin ai la qelinë e burgut 10 vite më parë, por edhe pas kësaj Arjan Shahaj nuk rreshti se kryeri krime në familjen e tij pasi tentoi të vriste të ëmën dhe pak kohë më vonë edhe një kushëririn e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: