GJERMANI- Dy zjarrfikës gjerman janë dhunuar nga tre kosovarë, pasi ata quajtën ‘derrkucë të trashë’ familjaren e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Gelsenkirchen. Mësohet se dy zjarrfikësit, 25 dhe 26 vjeç, kishin shkuar për t’i ardhur në ndihmë në shtëpi pacientes me origjinë nga Kosova, ndërsa e kishin fyer atë në lidhje me përmasat trupore.

Sapo i ka dëgjuar 25-vjeçari kosovar, ai i ndihmuar edhe nga dy të familjarë të tjerë kanë rrahur gjermanët, (identiteti i tyre nuk dihet ende) duke u shkaktuar atyre dëmtime serioze.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: