Shyam Saran Negi, sipas autoriteteve vendase, konsiderohet si qytetari i parë që votoi në zgjedhjet e para të përgjithshme të zhvilluara në Indi pas shpalljes së pavarësisë nga sundimi britanik. Ai ka ndërruar jetë në moshën 105-vjeçare.

Zgjedhjet e zhvilluara në vitin 1925 në Indi, shënuan një fitore dërrmuese për Kongresin Kombëtar dhe Jawaharlal Nehru u bë kryeministri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, pas gati 100 viteve të sundimit kolonial britanik midis 1848 dhe 1947.

Në fillim të kësaj jave, zyrtarë nga Komisioni Zgjedhor shtruan një tapet të kuq për zotin Negi kur ai hodhi votën e tij me postë përpara zgjedhjeve të 12 nëntorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb