Çuditë në futbollin botëror nuk kanë të sosur. Edhe pse sot thuajse gjithçka filmohet, sërish ka përpjekje për të mashtruar. Një mashtrim i tillë ndodhi gjatë ndeshjes së skuadrës së femrave Jordanisë dhe Iranit.

Teksa ndeshja shkoi me penallti, futbollistet e Jordanisë panë që në portën e Iranit ishte një burrë dhe jo një vajzë. Ai u kuptua pasi gjatë hedhjes iu hoq shamia nga koka.

Menjëherë pas ndeshjes, Federata e Futbollit të Jordanisë iu ankua FIFA-s duke kërkuar prej këtij organizmi që të hetojë dhe të marrë masa ndaj iranianëve për shkelje të rregullave me të dyja këmbët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: