DURRËS

Nuk ra nga tërmeti i fortë i mëngjesit të së martës por me sa duket lëkundjet e vazhdueshme kanë ulur rezistencën dhe tashmë rrezikon të shembet edhe objekti pranë banesës së prishur tashmë të familjes Lala në zonën e Kënetës në Durrës.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se lëkundjet e tërmetit të pak minutave me parë kanë sjellë dëmtime tek shtëpia 3 katëshe e cila është pranë asaj të familjes Lala. Godina është anuar më shumë dhe çarjet i janë thelluar, çka mund të sjellë shembjen nga momenti në moment i saj.

Ndërkohë që rënia e saj mund të rrezikojë edhe një tjetër banesë ngjitur saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: