Ish- ministri i shëndetësisë, Tritan Shehu ka kritikuar deklaratën e sotme të Ministrisë se ka një rast të riinfektuar nga personeli shëndetësor pas 3 muajsh.

Shehu thoët se kjo teori bie poshtë pasi asnjë burim në botë nuk e mbështet.  Shehu ironizon se nëse Komiteti i Ekspertëve është i bindur për këtë rast atëhere të njoftojë se çfarë metoda të tjera ekzaminimi përdor si dhe të njoftojë OBSH mbi këtë zbulim të ri.

 

 

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Komiteti kembengul pa dhene asnje prove per “zbulim e madh”, “perseritjen” e infektimit nga Covid 19!!!

Degjova perseri zedhenesen e atij Komiteti te insistoje ne ate “zbulim” te tyre duke e justifikuar kete me mundesine e krijimit te nje imuniteti te dobet nga “infektimi” i pare, para tre muajsh dhe desheroj tu kujtoj:

1- Deri me sot nuk ka asnje burim serioz ne Bote qe te mbeshtese teorine e perseritjes se infeksionit ne nje hark te tille kohor.

2-Ato raste qe u dyshuan si te tilla ne Japoni, ShBA, Kore e Jugut, Itali etj mbas debateve te gjera, egzaminimeve shume komplekse imunologjike, identifikimit direkt virusal me pajisje elektronike, genetike etj, u konkluduan se kishim te benim me dy mundesi, a) pozitivitet fallso ne egzaminimet PCR, b) mbeturina te ruajtura te virusit nga infektimi i dikurshem ose ai vete i “vdekur”, qe dhane pozitivitet, por aspak nje infektim te perseritur.

3- Deri tashti imunizimi mbas nje infeksioni, pra krijimi i anti trupave IgG eshte hasur ne 100% te rasteve, imunizim ky qe nuk zhduket ne harkun e tre muajve, gje qe hedh poshte “teorine e imunitetit te dobet”.

Nqs ai Komitet eshte i bindur per kete “zbulim boteror”, do te duhej qe per nje event te tille qe mund te komprometoje strategjine universale ndaj virusit dhe fatin e vaksines te:

— Te dalin te shpjegojne drejtuesit e atij Komiteti.

—Te komunikohet cfare egzaminime speciale, pervec asaj PCR nga i njejti laborator, mbeshtesin kete “teori”.

—Te njoftohet menjehere OBSh dhe institucionet me te rendesishme shkencore nderkombetare per kete “zbulim”, qe nqs vertetohet eshte i frikshem ne permbajtjen e tij.

—Ta publikojne rastin ne revistat me ne ze boterore duke e shoqeruar me te gjitha materialet shkencore, klinike, laboratorike etj.

Ose te pranoje se kjo deklarate e kembengulje pa baza ve ne dyshim shume…..!!!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb