Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova, Rita Ora ka reaguar pas rindërtimit të banesës së re të familjes Sala, një prej familjeve që mbeti e pastrehë prej tërmetit të 26 nëntorit.

Në një postim në instagram, Rita Ora falenderon të gjithë ata që ndihmuan për të bërë realitet këtë gjë.

‘’Shtëpitë të cilat ndërtuam me ekipin kanë përfunduar më në fund. Faleminderit gjithë atyre që ndihmuan për ta bërë këtë gjë realitet. #ambasadorikosovës’’- thotë Rita Ora.

Ditën e djeshme, gjashtë anëtarët e familjes Shala hynë në banesën e re në fshatin Pinar të Tiranës dhe çelësat u dorëzuan pikërisht nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj si dhe nga kushërira e këngëtares, Amantia.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb