Policia në Australi arrestoi një 19-vjeçar pasi ka shtypur dje me makinë plot 20 kangurë. Kafshët e ngordhura u gjetën nga oficerët e policisë të shpërndarë në rrugët e një qyteze në jug të Sidneit.

Uniformat blu kanë saktësuar se i gjithë sulmit ndaj kafshëve ndodhi gjatë natës përgjatë një periudhe kohore prej 1 ore. Pas hetimeve, adoleshenti u vu në pranga nën akuzat: “tortura” dhe “vrasja ndaj kafshëve”, shkruajnë mediat e huaja.

Nga masakra, oficerët arritën të shpëtojnë jetën e 3 kangurëve të vegjël. Ata u vendosën nën kujdesin e organizatave për mbrojtjen e kafshëve. Adoleshtndi do japë llogari në gjyq në nëntor.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb