Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për pronarin e gomisterisë ku humbi jetën punonjësi 23-vjeçar. Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodjana Haxhiaj. Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 korrik në zonën e Kënetës.

Në lidhje me aksidentin në fjalë u arrestua pronari i gomisterisë, Xhemal Duka.

Mësohet se Rafael Talaj humbi jetën në vendin e tij të punës pas një incidenti që ndodhi gjatë momentit kur frynte gomën e një kamioni, e cila shpërtheu duke i shkaktuar atij vdekjen. Pronari i gomisterisë akuzohet për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb