“Mateo Aga ishte këtu para se të humbte gjurmët. Ai u largua bashkë me një bashkëfshatarin e tij për në fshat”.

Kështu deklaron banakieri i lokalit Erald Nurcja, i cili ka qenë një nga persona që ka parë për herë të fundit 21-vjeçarin nga Maqellara, që rezulton i zhdukur prej 7 ditësh. Në një intervistë për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Enver Doçi, i riu pohon se Mateo Aga dukej i shqetësuar.

‘BalkanWeb’ zbardh intervistën e plotë të banakierit të lokalit.

A ka qenë qen Mateo Aga në këtë lokal?
Zotëria ka ardhur këtu më datë 28, rreth orës 21 e 40. Ai iku bashkë me një bashkëfshatarin e tij, që kishte rrugën me makinë afër shtëpisë. Që aty s’di më.

Më kë po e pinte kafen?
Vetëm ka qenë në tavolinë. I ka marrë dikujt telefonin dhe ka chatuar.

Mateo
Mateo

Po me bashkëfshatarin e tij si u takuan?
Po njiheshin ata.

Ishte në lokal dhe ai?
Po ishte dhe ai në lokal.

Po pse nuk u ulën bashkë?
Ishin duke lozur letra.

Kur ishte i pari që tha se do largohej?
Ishte Mateo. Ai tha se do largohej për në shtëpi. Bashkëfshatari i tha; po vijë dhe unë meqë po ikën.

Bashkëfshatari kishte makinë? Po Mateo?
Po bashkëfshatari i tij kishte, Mateo jo. As telefon nuk kishte.

Në lokal atë ditë si shfaqej, ishte i mërzitur?
Diçka e tillë. Ishte i vrenjtur.
Vetëm kafe piu?
Jo nuk ka pirë asgjë.

Sa qëndroi?
Gati një orë. Po rrinin tek soda, po ngroheshin.

Të jepte ndonjë shenjë që ishte i mërzitur, i stresuar?
Nuk e di ça të them. Do ketë pasur ndonjë shqetësim.
(ed.me/BalklanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb