TIRANE– Një i ri nga Elbasani ka rrëfyer gjatë ditës së sotme në emisionin “E Diela Shqiptare” tmerrin që ka përjetuar në moshën 12-vjeçare. Pas historisë së një vajze e cila ishte abuzuar seksualisht nga xhaxhi i saj, një djalë nga Elbasani ka treguar në kushtet e anonimatit se çfarë i kishte ndodhur kur ishte i vogël dhe si përfundoi në duart e trafikantëve. Ai ka thënë se në moshën 12-vjeçare është detyruar të largohej nga shtëpia, pasi i ka vdekur babai dhe jetonte me njerkun. Pas largimit ai përfundoi tek bandat kriminale të cilat e shfrytëzuan.

“Jam nga Elbasani. Jam rritur në një familje pa babain, pasi më ka vdekur. Me njerkun nuk kaloja mirë. Edhe mamaja ime trajtohej keq nga njerku. U detyrova të largohesha nga shtëpia, isha 12 vjeç. Një burrë kreu marrëdhënie seksuale me mua. U detyrova të bëja ç’më thoshte ai. Ai filloi të më shiste. Ishte person që kishte lidhje me bandat kriminale. Pastaj mora një sëmundje, një lloj infeksioni. Dhe i them që dua të mos vazhdoj më me këto.

Pastaj më çoi tek një tjetër ku jetonin 6 veta. Ai më tha që do ta heq sëmundjen që ke por do bësh ç’të them unë. Një ditë i them, do iki në spital se jam shumë keq. Më pas më kapi policia dhe pas kësaj njihem me një organizatë që më ndihmoi dhe më hoqi atë sëmundje që kisha. Organizata më ndihmoi për të mos u shfrytëzuar nga të tjerët” -rrëfeu djali.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: