Ilir Kellezi nga Korça është shpallur fitues në 42 km.

Kellezi garonte ditën e sotme në maratonën e Tiranës me logon e Ministrisë së Mbrojtjes.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka uruar të riun për garën e fituar, ndërsa shprehet se lëvizja sportive brenda Forcave të Armatosura do të jetë së shpejti me një program të ri.

“Ilir Kellezi nga Korça, që garonte sot në maratonën e Tiranës me logon e Ministrisë së Mbrojtjes u shpall fitues në 42 km. Lëvizja sportive brenda Forcave të Armatosura, së shpejti me një program të ri entuziast. Krenar për shpirtin kampion të FA”, shkruan ministri i Mbrojtjes.

246146464 4326332710749396 3530376177097486462 N
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb