I riu nga Kosova, Uron Esati është ndër fansat më të zjarrtë të këngëtares Lady Gaga. Sapo mori vesh që idhudhi i vet do të ishte në Beograd ai ka udhëtuar posaçërisht për ta takuar atë.

I ftuar në një emision në RTK, Uron Esati ka treguar momentet e takimit me këngëtaren. Ai thotë se ka qëndruar në të njëjtin hotel ku ishte dhe Gaga, ndërsa në orën 1:15 ka dalë në aeroportion ‘Nikolla Teslla’ ku Gaga do nisej për në Londër. Ai thotë se pasi e takoi dhe bërën foto bashkë ajo i dhuroi edhe diçka.

‘Më dha jastëkun me të cilin kishte fjetur, se nuk kishte gjë tjetër çfarë të më falte’- u shpreh i riu nga Kosova.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: