TIRANE- Një 22-vjeçar nga Tirana ka kallëzuar në polici se është kanosu arme armë zjarri nga një person i paidentifikuar.
Ngjarja në fjalë mësohet të ketë ndodhur dje në në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka qenë i riu me inicialet M.S., ai që ka bërë denoncimin në polici.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 25.01.2018, shtetasi M.S, vjeç 22, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Xhanfize Keko”, është kanosur nga një person i paidentifikuar, i cili sipas kallëzuesit ka patur në brez 1 send të ngjashëm me armë zjarri, pistoletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
(ed.me/BalkanWeb)