Dy të rinj nga Kukësi u njohën me njëri-tjetrin në vitin 2015 duke përjetuar një histori të vrullshme dashurie, e cila nuk ishte e pranuar nga familjarët e vajzës duke bërë që hapat të përshpejtohen dhe për disa muaj çifti të martohej.

Por me vrullin e nisur ashtu edhe u përfundua kjo histori nga e cila erdhi në jetë një vajzë që sot është 5 vjeç. Historia e tyre është trajtuar sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24.

Mosmarrëveshjet dhuna dhe përndjekjet çuan çiftin në divorc dhe gjykata fëmijën ja dha nënës dhe babait të drejtën për të takuar 2 herë në muaj. Sot në emision “ishte 31-vjeçari, i cili prej 3 shatorit nuk shikon më vajzën e tij pasi ish-bashkëshortja ka ikur jashtë vendit. Rasti është denoncuar në prokurori, por nuk ka gjetur zgjidhje.

Granit Sinanaj: U njohëm ne 2015. Isha 27 vjeç ndërsa ajo 17 vjeç. Babai i saj nuk e pranoi këtë lidhje. Udhëtuam rastësisht në Tiranë bashkë. Shkëmbyem numrat e telefonit. I thashë mund të na ndajë vetëm ekonomia sepse unë jam familje e madhe 5 motra 2 vëllezër dhe kisha ekonomi të dobët. Unë jam i madhi.

Evis Ahmeti: Sa zgjati historia e dashurisë?
Një muaj. Sepse atë e kërkoi dikush tjetër dhe babai do ta fejonte prandaj unë shkova e mora. Ata nuk ishin dakord sepse një kushëriri im që ishte në një krushqi u kishte thënë ‘mos ja jepni vajzën atij’. Dhe sot nuk flas me kushëririn. I tha vjehrrit ‘mos ja jep vajzën se do ngordhë për bukë’.
Evis Ahmeti: Pse u divorcuat?

Ekonomia e dobët ndikoi. Unë e lashë familjen dhe ika jetova me nusen dhe vajzën. Për shkak të saj ika edhe në Gjermani 8 muaj me azil. Gjithçka e bëja për të. Marrëdhëniet u tensionuan një vit e gjysmë më parë. Ajo bëhej xheloze për mua. Unë edhe i kam dhënë shkas, por i kam kërkuar mos prishë familjen, për rrjetet sociale më shumë. ‘Pse e ke shoqe?!’, ‘pse i çon’ ftesë e gjera si këto.
Evis Ahmeti: E planifikuat lindjen e vajzës?

Po e donim të dy një fëmijë. Të them të drejtën nuk u gëzova kur e mora vesh që ishte vajzë, por pasi lindi e kam dashur si fëmijë. E kam vajzën si dy sytë e ballit. Ajo i flet vajzës keq për mua që të më largojë.

Evis Ahmeti: A ka pasur gruaja urdhër mbrojtje?

Po ka marrë, por unë s’e kam dhunuar. Ajo e mori sepse nuk donte që asnjë nga të afërmit e mi të mos shkojë ta marrë vajzën për ta takuar.

Pjesë e emisionit përmes telefonit është bërë ish-gruaja e të riut, e cila ka mohuar akuzat. Ajo tha se
ish-burri e dhunonte, madje edhe gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë.

“Më ka rrahur barbarisht edhe kur isha shtatzënë. Më thoshte ta nxjerr fëmijën nga goja. Kur linda një javë nuk erdhi të më takonte. kur lindi vajza e dhunonte edhe fëmijën madje i ka vënë thikën në fyt. Ika nga Shqipëria se më kërcënonte me jetë.”, -tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb