Oleg Savchuk, një i ri që arriti të arratisej nga qyteti i rrethuar ukrainas i Mariupolit me të dashurën ka rrëfyer dramën e tij, ku jeta e tyre u rrezikua nga bombardimet ruse. Në një rrëfim për BBC Breakfast ai thotë se në qytetin e tij është një “situatë e tmerrshme” dhe ata morën vendimin të largoheshin nga Mariupol me prindërit dhe gjyshërit pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan.

Oleg pohon se në banesën e tyre prej disa javësh mungonte gazi, energjia elektrike dhe se ata nuk ishin në gjendje të telefononin askënd ose të merrnin ndonjë informacion. I riu shprehet se i mbijetuan urisë dhe skamjes duke ndezur zjarr dhe duke shkrirë doborën, për ta përdorur për të pirë ujë.

Ai shton se qyteti bombardohej pothuajse gjatë gjithë kohës, duke shtuar se kishte vetëm një ose dy orë në ditë kur bombat heshtnin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb