Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pas më shumë se një javë kërkimi, pasi ishte arratisur nga Spitali Psikiatrik i Frozinones. I riu ishte shtruar në Psikiatri, pasi tentoi të digjte nënën e tij me benzinë.

Sipas mediave italiane, 27-vjeçari u kap teksa ishte duke shëtitur i qetë në qendër të Formias. Kanë qenë disa karabinierë që e pikasën, e njohën e pastaj e ndaluan.

Shqiptari me inicialet G.E, u shoqërua fillimisht në polici e pastaj u dërgua prapë në spitalin nga ku ishte arratisur.

Shqiptari ishte mbyllur në spitalin psikiatrik, pasi sipas tyre kishte probleme me shëndetin mendor.
Ai para pak kohësh kishte rrahur nënën e tij dhe më pas kishte tentuar që ta digjte me benzinë.

Shqiptari rezultonte i arratisur që nga 15 maji, ditë që policia italiane e shpalli person në kërkim.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: