ITALI – Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar me banim në Asti, pasi u kap me 11 doza kokaine.

Siç raportojnë mediat italiane 23-vjeçari shqiptar u kap në Sarcino në provincën e Bergamos.

Arrestimi i tij u bë të premten gjatë një kontrolli policor në automjetin Toyota Yaris, me të cilin shqiptari po udhëtonte.

23-vjeçari u arrestua dhe u transferua në Komandën Provinciale të Karabinierëve për procedura të mëtejshme ligjore.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb