DURRES– Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Një 34-vjeçare ka pësuar lëndime serioze për jetën pas goditjes me thikë nga një i ri 33-vjeçar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, në lagjen Nr.17 të qytetit të Durrësit, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy personave.

34-vjeçarja me inicialet S.V është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se dy të rinjtë kishin një lidhje dashurie mes tyre. Shkak për konfliktin mes tyre dyshohet të ketë qenë refuzimi i propozimit për martesë që 33-vjeçari i kishte bërë gruas me inicialet S.V. Pas sherrit ai e goditur tre herë me thikë gruan, e cila mësohet se ishte e divorcuar me dy fëmijë, ndërsa autori ishte beqar.

Sakaq, policia është vënë në ndjekje të 33-vjecarit M.S, banues në Durrës.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së rrethit për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb