FRANCE – Një fotografi e Presidentit francez, Emmanuel Macron, me një të ri që tregon gishtin e mesit ka shkaktuar reagime në Francë.

Foto është marrë gjatë një vizite të Macron në ishullin Karaibe të Saint-Martin, pjesë e Francës.

Kreu i shtetit u fotografua me dy djem të rinj me ngjyrë, një prej të cilëve, gjysëm i zhveshur drejton gishtin e mesit drejt objektivit të aparatit.

Kryetarja e të djathtës ekstreme franceze Marine Le Pen e përshkroi këtë si “të pafalshme”.

“Ne jemi pa fjalë dhe të indinjuar. Franca sigurisht nuk e meritonte këtë”, shkruajti ajo të dielën.

Macron, nga ana tjetër, menjëherë u përpoq të zbuste polemikat. “Presidenti e doçdo fëmijë të republikës, pa marrë parasysh atë që bën”.

9
9

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb