Nisin sërish kërkimet për gjetjen e 26-vjeçarit Mateo Lika, i cili ka humbur kontakte me familjen e tij prej dy ditësh.

Siç është raportuar dhe më herët, i riu u përplas me makinë dy dytë më parë në Urën e Mbrostarit në Fier, ndërsa lëvizte me një mjet që e kishte marrë me qira. Ndërkohë, pas aksidentit nuk është gjetur asnjë gjurmë nga mjeti i të riut, por vetëm një targë.

Gazetari Ervis Kuçi në një lidhje live për News24 bëri me dije se operacioni i kërkimeve vështirësohet edhe për shkak të reshjeve të shiut dhe prurjeve të mëdha të lumit Seman.

Po ashtu bëhet e ditur se palombarët do të përdorin edhe metoda me rrjeta zinxhir, për të bërë të mundur kontrolle në brendësi të lumit, ku do të krihet e gjitha zona për të lokalizuar automjetin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: