Shkrimtari i madh shqiptar, i mirënjohur botërisht Ismail Kadare feston sot 85-vjetorin e lindjes. Ai është një nga emrat dhe personalitetet më të shquara shqiptare, ambasador i Shqipërisë nëpërmjet letërsisë së tij unike dhe të çmuar.

Kadare ka lindur në Gjirokastër, më 1936 dhe është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.

Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Çmimin Man Booker International, më 2009 çmimin “Prince of Asturias Aëards” për Artet, në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem, në vitin 2019 Çmimin Park Kyong-ni ndërsa në vitin 2020 çmimet Neustadt dhe Prozart. Më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”. Viteve të fundit, ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

Për të gjithë veprën e tij Kadare është vlerësuar jo vetëm me çmime, por dhe moralisht nga personalitete botërore.
“BalkanWeb” ka shkëputur disa nga thëniet më të forta për shkrimtarin shqiptar.

“Kadare është një shkrimtar që krijon hartën e një kulture të tërë, të historisë pasionit, folklorit të politikes dhe të katastrofave. Ai është një shkrimtar universal me një traditë narracioni që e ka origjinën që nga Homeri”.
John Carey, kryetari i jurisë së çmimit “The man Booker International Prize “
“Në të gjithë botën, veprat e Kadaresë kanë një domethënie të fuqishme, therëse.”
Alain Plantey, President i Akademisë Franceze
“Romancier që rrok Historinë me një frymë të fuqishme shekspiriane.”
Hachette, Paris, 1992
“Sado e ndryshme që të jetë Shqipëria nga Suedia apo Franca, ajo ka nxjerrë në dritë një gjeni. Kadareja njihet në të gjithë planetin; të kurorëzosh Kadarenë nuk do të thotë ta emanciposh atë; do të thotë të emancipoheni vetë ju.”
Alain Bosquet
(Letër drejtuar jurisë së Çmimit Nobel)
“Ismail Kadare është pa dyshim shkrimtari më i shumanshëm i kohës sonë.”
Alain Bosquet, Le Quotidien de Paris
“Kronikë në gur nuk është vetëm një kuriozitet, por një roman magjepsës, i sofistikuar dhe i realizuar në prozë poetike.”
The Neë Yorker
“Me njërën këmbë në Shqipërinë e moçme, gojore dhe legjendare, ende në rrëqethjen homerike, dhe me këmbën tjetër në modernitetin më të spikatur dhe më finok, Kadareja gjendet në kapërcyell të të dy botëve dhe nga kjo rrethanë e jashtëzakonshme vepra e tij krijon akorde të fuqishme dhe të goditura.”
Dominique Fernandez
“Kadareja ia del të jetë universal dhe i të gjitha kohërave, duke mbetur gjithaq shqiptar.”
Nicole Zand
“Në vështrim të parë vlerësimi ndërkombëtar i autorit mund të të çudisë, sepse Kadareja shkruan kryekëput vetëm për Shqipërinë. Por ato ngjarje ai i shndërron në letërsi botërore.”
Anjez Hyfner
“Dëshmi e Shqipërisë, dëshmi për Shqipërinë, Kadareja është bërë universal.”
Maurice Druon
“Vepra e Kadaresë është një nga veprat më origjinale dhe më të shquara të këtij shekulli.”
Éric Faye
“Proza e Kadaresë vezullon me realizmin magjik të Gabriela Garcia Marquezit.”
Los Angeles Times Book Revieë
“E kanë krahasuar me Gogolin, me Kafkën, me Orëellin. Por ai i Kadaresë është zë origjinal, universal, e prapë me rrënjët thellë në tokën e vet.”
Shusha Gappy, Independent on Sunday
“Kadare është i rrahur në të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Vepra e tij, sa ç’është ushqim shpirtëror, po aq është edhe art sublim.”
Michael Kleeberg, “Die Ëelt”, korrik 2002
“Çdo vit, pothuaj gjatë një dhjetëvjeçari, Kadareja u ka dhënë lexuesve të vet nga një roman, që i befason dhe i shtang ata, i prek në shpirt, u ngjall ndjenja e mendime të thella… Ka ardhur koha që Kadareja ta marrë çmimin që meriton… Jepjani Kadaresë çmimin Nobel!”
Magazine litteraire, Paris

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb