Mjaftoi një tripletë në Botëror dhe tani gjithë flasin për Gonçalo Ramos, saqë i rrëmbeu skenën edhe Cristiano Ronaldos. Duket se sulmuesi i Benfica-s po jeton një ëndërr të re. Në moshën 21-vjeçare me 3 golat dhe një asist në fitoren ndaj Zvicrës menjëherë ka marrë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Mjafton të thuhet se përpara Kupës së Botës, drejtuesit e Benfica-s kërkuan 35 milionë euro për këtë djalosh të formuar, i cili pasi ia doli mbanë deri në skuadrën e të rinjve dhe të fitonte titullin e Këpucës së Artë në Kampionatin Evropian U-19 dhe atë të golashënuesit më të mirë në edicionin 2019-2020 në kampionatin e të rinjve, po shkruan historinë e tij edhe në Kupën e Botës.

Rritja e tij nuk është rastësi, pasi edhe babai Manuel ishte një futbollist profesionist, ashtu si xhaxhai Miguel. Sidomos kohët e fundit këshilla e babait ka qenë më e vlefshme: duke filluar me zgjedhjen për të mos rinovuar me agjencinë që e menaxhonte, teksa në rast shitjeje, do merrte pjesën më të madhe të tortës.

Dhe tani Benfica kërkon të paktën 50 milionë euro për Ramos dhe një përqindje të kartonit të tij. Nëse ai do të linte shenjë edhe ndaj Marokut, nuk është çudi që vlera e tij të rritet edhe më shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb