Emisioni “Me Zemër të Hapur” në News24 ditën e sotme ka trajtuar çështjen e në një nëne 51-vjeçare në kërkim të djalit të saj

Hajrije Morina është një 51 vjeçare, e cila prej shume vitesh jeton në Francë, ndërsa me origjine është nga Komarani i Kosovës.

Ajo thotë se prej 20 vitesh ka një brengë që po i grryen shpirtin.

“Para shume vitesh, unë kam qenë e martuar në familjen Korelli në fshtain Polac – Komuna Skenderaj. Pas 11 vitesh martese mbeta shtatzene dhe kjo ishte lumturia me e madhe për mua dhe familjarët e mi.  Në vitin 1998 dhe konkretisht me 10 janar unë solla në jetë djalin tim të parë. Kjo lindje u krye në spitalin “Narodni Front” të Beogradit dhe qëndrova disa ditë në spital.

Pas katër ditëve lumturie që u bëra nënë, aty mjeket më tregojne se foshnja ime kishte ndërruar jete .Nuk mund ta besoja, pasi ai gëzonte shëndet të plotë. Mos besimi në këtë lajm ishte dhe tek trupi i foshnjes, pasi nuk ma treguan më kurre dhe nuk më dhanë shpjegime të mëtejshme. Kujtoj vetëm numrin 213 që im bir mbante në dorë, numri identifikues.

Jeta ime vazhdoi me të tjera hidhërime, bëra tre aborte, dhe në 2008 në një aksident tragjik humba dhe bashkëshortin.

Largimi nga jeta e bashkëshorti është momenti më i vështirë në jetën time. Prej 7 vitesh jetoj në Paris, s’kam probleme, por e gjithë ka qenë brenga ime. Kemi pasur një jetë shumë të lumtur.

Nuk ishte e lehte për mua të rinisja jeten, emigrova, drejt Francës, tashmë jam rimartuar dhe jetoj prej vitesh në këtë shtet. Nuk jam bërë më nënë dhe pse shumë e kam dëshiruar. Sot pas 20 vitesh jam në kërkim të djalit tim. Shpirti ma ndjen që është gjallë. S’kërkoj asgjë më nga kjo jetë, veç të ndjej frymëmarrjen e tim biri.

Dua të heq brengën time prej shpirti, i gjallë ok, i vdekur çfarë mund të bëjmë.  Po të ishte gjallë, mbase s’do të më shohë, s’do më dojë, por të paktën unë do jem gjithnjë me të. Sytë i ka pasur si babai i tij. Do mjaftonte vetëm ta shihja që të ishte gjallë,” rrëfeu 51-vjeçarja.

BalkanWeb

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb