Aktivistja e njohur afgane, Zahra Ahmadi ka zbarkuar në Itali.

Ajo është parë me vëllain e saj Ahmedin në Romë, ku bashkë me to, arritën dhe 200 afganë të tjerë. 32-vjeçarja ka shprehur të gjithë falenderimin e saj për Italinë, e cila i hapi dyert në këto momente të vështira që po përjeton Afganistani.

“Jam shumë e lumtur. Tani ndodhem në Itali dhe na mbrojnë miqtë tanë. Tani lutem për miqtë e mi në Afganistan, shpresoj që ato të jenë sa më mirë dhe të sigurt.

Zahra, ka pasur frikë të qëndronte në Afganistan, pasi sistematikisht ka protestuar kundër fondamentalistëve islamikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb