TIRANE

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë në fund të qershorit. Moderatorja solli në jetë të voglën Emi, e cila ka ndryshuar rrënjësisht jetën e çiftit.

Vogëlushja e saj tashmë është 7 muajshe dhe Jonida ka shpresuar shumë që fjala e parë e saj të ishte “mama”, por nuk ka rezultuar kështu. Me anë të një postimi në “Instastory”, moderatorja ka treguar se pavarësisht përpjekjeve të saj, fjala e parë e Emit të vogël ka qenë “baba”.

Ajo ka ndarë një video në InstaStory, teksa dëgjohet Emi duke thërritur “Baba” disa herë. “I rri 7 muaj mbi kokë duke i përsëritur Mama mama, thuaj mama dhe vjen momenti që nuk pushon duke thënë Baba baaa”, ka shkruar me humor Jonida.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: